Korçë, rrufeja ‘vret’ 70 dele Pronari: Duam dëmshpërblim, ishin me kredi

645
KORÇE – Moti i keq me vetëtima që ka përfshirë rajonin juglindor dy ditë më parë ka shkaktuar ngordhjen e rreth 70 krerëve dele në fshatin Poloskë të Devollit.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek banorët ndërsa i zoti i tufës, Fahri Ibo, ndodhet i tronditur nga humbja e krerëve të bagëtive. 
Sipas tij ka qenë një vetëtim i fortë që ka shkarkuar në pemën ku ndodheshin delet duke i elektrizuar ato ndërsa fatmirësisht ka shpëtuar nga kjo ngjarje. 
Në një situatë mjaft të rënduar ekonomike 63 vjeçari pohon se delet i ka blerë me kredi me të cilat mbante familjen e tij, ndërsa apelon për dëmshpërblim nga bujqësia pasi krerët kanë qenë të matrikulluara.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe veterineri nga Drejtoria e Bujqësisë i cili ka parë situatën ndërsa ka konstatuar se mishi i tyre është i pa konsumueshëm dhe duhet groposja e tyre e menjëhershme
Drejtoria e bujqësisë thekson se do të dërgohet një kërkesë pranë ministrisë së bujqëssisë për dëmshpërblimin e tyre ndërsa pritet që kjo e fundit të japë vlerën e dëmit.
Sigal