Korçë/ Qytetarët protestojnë në sheshin para bashkisë

558
Sigal

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë, duke ngritur zërin për gjendjen e vështirë që po kalon çdo qytetar sot.

Megjithëse një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë, janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum. Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar ti hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvencionoi. Në mungesë të subvencioneve, mallrat e importit janë duke e falimentuar fermerin dhe biznesin shqiptar.

Qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, po marshojnë në rrugët e qytetit, duke hedhur parulla kundër qeverisë dhe bashkisë së Korçës:

Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble.

Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim.

Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët.