Korçë/ Plagosi kryeplakun e fshatit, vetëdorëzohet 25-vjeçari

52

Ka rënë në prangat e policisë një 25-vjeçar nga fshati Gribë i Korçës, i cili plagosi me armë kryeplakun e fshatit.

Sipas policisë shtetasi me iniciale S.V tre ditë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në rajonin e policisë Korçë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës.

Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”-njofton policia.