Korçë, pezullohet nga detyra punonjësi i policisë, dhunoi barbarisht të moshuarin

633
Sigal

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë
pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë Inspektor Gjergji Gjorgji, me detyrë
Ndihmës specialist kontrollor në SPKM Pustec.

Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë
një kallëzim nga shtetasi I.T. për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike.

Nga veprimet e para hetimore është konkluduar
se ka patur një konflikt fizik mes punonjësit të Policisë dhe kallëzuesit, por
në momentin e konfliktit punonjësi i policisë nuk ka qenë në detyrë apo
shërbim.

Ngjarja
ka ndodhur në fshatin nga Zvezdë, kur i moshuari ka tentuar ti paguante kafen
gruas së policit, nisur dhe nga njohja që kishin mes tyre dy familjet. Por ky
veprim ka bërë që efektivi të dhunojë barbarisht të moshuarin.