Korçë, përkujtohet 170 vjetori i shkollës së parë shqipe në Trebickë

505
Në Trebicke te Korçës u përkujtua 170 vjetori i hapjes se shkolles se pare shqipe që daton në shtator 1845. Deshmitë historike, tregojne se në këtë shkollë është përdorur për hërë të parë abetarja e rilindasit Naum Veqilharxhi. Shkolla u hap në manastirin e restauruar të ” Shën Mërisë” dhe ruhet si nje monument historik.

Në përvjetorin e 170 u përuruan edhe vepra arti që dëshmojnë mbi këtë ngjarje të rëndësishme historike. Zona e Vakëfeve sic njihet ndryshe, ka emër për traditat si dhe emigrimin e hershëm të banorëve në Amerike, nga ku kanë kontribuar për hapjen e shkollës së parë shqipe.
Sigal