Korçë, përdoren bombola gazi në çerdhet e fëmijëve

176
Arjan ZADRIMA
Një tender i dyshimtë, që zhvillohet në datën e publikimit të tenderit në buletinin elektronik të APP
Ndërsa ndodhin shpesh aksidente me pasoja të rënda për jetën dhe pasuritë, të cilët ndodhin nëpër familje e biznese për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit, drejtoria e çerdheve në qarkun e Korçës, bëhet palë me këtë rrezik, duke furnizuar çerdhet me gaz të lëngshëm, që përdoret për gatim dhe ngrohje! Që në çerdhet e fëmijëve nevojitet lëndë për ngrohje, gatim dhe shërbime lavanderie kjo është e pashmangshme, [por që të përdoren lëndë djegëse me rrezik shpërthyes, kjo është e palejueshme, mbasi një pakujdesi e vogël, një mungesë vëmendjeje dhe mungesë kontrolli në rast rrjedhje gazi dhe ndodh shpërthimi që rrezikon jetën e fëmijëve të çerdheve. për më tepër, që me urdhër të posaçëm, ndalohet përdorimi I gazit në çerdhe, kopshte e shkolla të çdo niveli. këto shërbime, duhen realizuar me ngrohje, ose me lëndë druri apo me qymyre e tallash i presuar! E sikur të mos mjaftonte kjo shkelje e rëndë me rrezik jetën e fëmijëve të çerdheve, drejtuesit e çerdheve, kanë shpallur datën e zhvillimit të tenderit, pikërisht datën kur njoftimi për shpalljen e tenderit është publikuar në “Buletinin e prokurimit Publik”. 
Ja njoftimi zyrtar
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ndërmarrja e Shërbimeve Mbështetëse të Arsimit dhe Çerdhes Adresa Dhimitër Denasi Korçë, Tel/Fax +355698393999 dhe +35582243007, E-mail [email protected] 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për propozim 
3. Objekti i kontratës: Gaz i lëngshëm 
4. Fondi limit: 999.960 lek,pa TVSh. 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: nga data e lidhjes te kontratës, deri ne 24.12.2017 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 14.04.2017 7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 14.04.2017 
Mat/ Drejtoria Spitalore tender 13 milionë për prashitjen dhe vaditjen e e luleve, 5 milionë për higjienën e spitalit
1. Autoriteti kontraktor: Drejtoria e Shërbimit Spitalore MAT, adresa: Lagja “DRITA” Burrel 
nr.tel: Tel. & Fax. Nr.Tel.021723390. 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për propozim (prokurim me mjete elektronike). 
3. Objekti i prokurimit: “Shërbime te pastrimit dhe gjelbërimit”. 
4. Fondi limit: 1178750 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e tetëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë pa TVSh 
5. Burimi i financimit: Buxheti i shtetit X Të ardhura Grante donacione etj. 
6. Investim Shpenzim operativ X . 
7. Afati për lëvrimin e shërbimit: 01.04.2017 deri me 31.12.2017. 
8. Data e zhvillimit të tenderit: data 17.04.2017 ora 11.00 
9. Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: data 17.04.2017 ora 11.00 

Bashkia Himarë, tender 520 milionë lekë për riparimin e shkollës që kushton 200 milionë lekë
BASHKIA HIMARË 
1- Autoriteti Kontraktor: Bashkia Himarë 
2- Procedura e Prokurimit është: E HAPUR (elektronike)
3- Objekti: ” Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme” ”Spiro Gjiknuri” 
4- Fondi limit : 43.370.995 (dyzete e tre milionë e treqind e shtatë dhjetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë lekë Pa T.V.SH) 
5- Burimi i financimit: Buxheti i shtetit,Të ardhura,Grante, 
Fondi per Zhvillimin e Rajoneve X 
6- Investim X Shpenzim 
7- Afati 6 muaj 
8- Hapja e Ofertave do të bëhet në Data: 27.04.2017 Ora: 09:00 
9- Afati i fundit për pranimin e dokumenteve Data: 27.04.2017 Ora: 09:00
Dosjet abuzive, të tenderëve që zvarriten, shtyhen e përsëriten qëllimisht

DREJTORIA E SPITALIT “IHSAN ÇABEJ” LUSHNJË 
Urdhëroj komisionin qe te anulojë i procedurën e prokurimit “Kërkesë për Propozim” me objekte “Rikonstruksion i linjës së oksigjenit” për hedhje gabim te dokumenteve standarde dhe vendosjen e kritereve te kualifikimit. 

POLIKLINIKA E SPECIALITETEVE NR. 3 
Njofton se anulohet procedura “ Kërkesë për Propozim” e e publikuar në datë 06.04.2017 dhe do mbyllej në datë 17.04.2017, si rezultat i një gabimi teknik.

BASHKIA TROPOJË 
Bashkia Tropojë njofton se Procedura e prokurimit me objekt “Sistemim i qendrës se NJA Lekbibaj”, e parashikuar për t’u zhvilluar me date 05.04.2017, ora 9:00, anulohet për arsye të mosparaqitjes se asnjë operatori ekonomik (Numër i pamjaftueshëm pjesëmarrësish).

ALBPETROL SHA PATOS 
Autoriteti Kontraktor Albpetrol sha Patos, njofton se anulohet procedura e hapur me objekt “Shërbim i Ruajtjes së pronës” i parashikuar për t’u zhvilluar ne date 20.03.2017 ora 10.00, për arsye të përllogaritjes gabim të fondit limit.

BASHKIA ELBASAN 
Autoriteti kontraktor, Bashkia Elbasan, bazuar në 13 te ligjit nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar vendosi të anuloj procedurën e prokurimit Procedurë e Hapur, me objekt: “Shitjen e bohçeve te Pishave mesdhetare (Pishë e butë dhe Pishë detit)”, për sasinë dhe vlerën fillestare 356.198 ( treqind e pesëdhjetë e gjashte mije e njëqind e nëntëdhjete e tetë) lekë (pa TVSh) 1780.99 (njëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë mijë pikë nëntëdhjete e nënte) kv për arsye të mungesës së konkurrencës (nuk është paraqitur asnjë ofertë brenda afatit kohor).