Korçë, maskat vjedhin kishën e “Shën Thanasit”, marrin paratë në arka

100

Vidhet gjatë natës Kisha e Shën Thanasit në Korçë. Është vjedhur e gjithë shuma monetare që ndodhej në arkë ndërsa janë thyer e dëmtuar edhe dy dyert e kishës.

Dyshohet që hajdutet i kanë dëmtuar me qëllim që të hynin brenda dhe të vidhnin arkën e kishës.

Përveçse është dëmtuar dera e kishës janë hapur dhe shkatërruar katër arka të lekëve të besimtareve dhe një arkë e qirinjve.