Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ndalohet 24-vjeçarja

465
Sigal

Një aksident
me pasojë plagosjen e këmbësorit ka ndodhur paraditen e sotme në Korcë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në në lagjen
nr 9, Korçë, shtetasja E.Fezollari, rreth 24 vjeç vjeçe, duke drejtuar mjetin
tip “Citroen” me targa AA 668AK, ka aksidentuar një këmbësor, i cili u
transportua në Spitalin Rajonal të Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të
rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e të
aksidentuarit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkaq, drejtuesja e
mjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje.