Korçë, lejoi të kalonte drejt Greqisë të kërkuarin nga policia, arrestohet doganieri

138

Pezullohet nga detyra një punonjës i doganës së Kapshticës. Sipas burimeve, shtetasi Niko Xhezairi ka lejuar të kalojë drejt Greqisë një shtetas të shpallur në kërkim nga policia.

Konstatimi i u bë nga SHÇBA-ja ndërkohë që prokuroria ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimeve, kërkesë kjo e pranuar nga gjykata e Korçës.