Sigal

Banesa e një tregtareje është vjedhur në Korçë.

Burime nga Policia Vendore, saktësojnë se vjedhja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen nr. 17, në afërsi të unazës së qytetit dhe banesa i përkiste tregtares Lina Qerollari.

Mësohet se vjedhja e banesës ka ndodhur, kur në të nuk kishte njeri. Lina Qerollari se bashku me dy fëmijët merrej prej vitesh me tregëti. Prej saj janë marrë një sasi e konsiderueshme parash.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të mundshëm të kësaj vjedhje.