Korçë/ Goditet një grup kriminal për trafik droge, 7 persona në pranga

471
Pas një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për Krimin e Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Sektorin Kundër Nrakotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë e Tiranë është finalizuar me sukses Operacioni Antidrogë i koduar “udhëtimi”. 
Si rezultat i operacionit, në Korçë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 prej pjestarëve të grupit. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit, Adrian Lile, 38 vjeç banues në Tiranë, Enver Lika, 26 vjeç banues në fshatin Gjorm, Laç, Altin Kodra, 22 vjeç , banues në Çermë-Lushnje, Leonard Qesari, 40 vjeç banues në Tiranë, Bujar Qesaraka, 47 vjeç banues në Tiranë, Gjergjo Gjoka, 33 vjeç banues në Lezhë dhe Platin Bodi, 32 vjeç banues në Durrës, si të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, ,23 kg e 443 gr lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”, aparate telefonik celular, 90 Euro, 10.000 lekë të reja, 2 automjete. Policia nga ana e saj po vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për hetime të mëtejshme për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentative” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Sigal