Korçë/ Fshati Ravonik përmbytet nga ujërat e zeza

534
Sigal

Banorët e fshatit Ravonik në Korçë prej 15 vitesh bashkëjetojnë me ujërat e zeza në oborret e shtëpive, pasi në zonë mungojnë kanalizimet.

Betonizimi i kanalit ekzistues nga një banor i cili pretendon pronësinë e tokës ka penalizuar banorët e tjerë, të cilët thonë se ujërat e zeza në oborr po ua shkatërrojnë shtëpitë, duke iu frikësuar kështu sëmundjeve.

Edhe pse prej vitesh apelojnë ndërhyrje nga Bashkia, banorët thonë se nuk kanë gjetur zgjidhje deri më sot.

Mungesa ndër vite e kanalit për derdhjen e ujërave të zeza iu ka shkaktuar probleme të shumta banorëve të fshatit Ravonik, ndërsa lagjia tashmë është mbushur me gropa septike.