Korçë, dy persona i drejtojnë armën personelit dhe grabisin kazinonë

552
Grabitet nën kërcënimin e armës një kazino në lagjen numer 2 në Korçë, pranë Kinemasë.

Policia bën me dije se “rreth orës 03:40 jemi njoftuar se në një ambjent lojrash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar”.

Nga veprimet e para rezulton se nuk ka pasur persona të dëmtuar gjatë grabitjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet sasia e lekëve që kanë mundur të marrin dy grabitësit
Sigal