Korça në errësirë, shumë zona mbeten pa energji elektrike

657
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës shumë zona në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji elektrike.
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se nga informacionet në terren konstatohet se në rajonin Korçë ka këputje në përcjellësa, pasi janë rrëzuar shtylla dhe janë dëmtuar traversa në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët në zonën e Lozhanit, Vithkuq, Potgozhan dhe Cërvenakë.

Si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora, riparimi i defekteve në fidera do të kërkojë më shumë kohë.