Kopac: Konflikti me CEZ ka mbajtur peng Shqipërinë

490
Drejtori i Sekretariatit të Komitetit të Energjisë, Janez Kopac ka deklaruar sërish se mosmarrëveshja me CEZ u zgjidh në mënyrë miqësore dhe se ajo ishte rruga e vetme për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Integrimit Europian. Ndërkaq minsitri i Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se është e turpshme të hidhet baltë mbi institucionet ndërkombëatre.
Janez Kopac: Komisionieri po përpiqej të ndihmonte të dyja palët në këtë mosmarrëveshje që të gjenden një zgjidhje miqësore dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi arritur, sepse konflikti i cili lindi ndërmjet CEZ dhe Shqipërisë e ka mbajtur peng Shqipërinë. Nuk ka ndodhur asnjë reformë e vetme, asnjë institucion ndërkombëtar nuk donte që të përfshihej më me Shqipërinë. Një zgjidhje miqësore e kësaj mosmarrëveshjeje ka qenë e një rëndësie tejet të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë për të hapur rrugën drejt progresit, modernizimit dhe shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe anëtarësimit në BE. Ajo që mund të bëjmë ne është të përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajon e duhur për të nënshkruar dhe për ta miratuar në parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshjeje dhe që tani po ecën kaq mirë me reformat.
Sigal