Kontrolli në biznes, të riut nga Fieri i gjendet një pushkë, arrestohet

707
Një 27-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi i është gjetur në biznesin e tij një armë pa leje. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Neritan Murati, 27 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
Në ambientet e punës në pikën e grumbullimit të materialeve plastike në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, i është gjetur një armë zjarri pushkë model 56 dhe 24 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sigal