Kontrollet e përbashkëta Shqipëri-Itali, gjenden mbi 23 kg kanabis në Karaburun

546
Një sasi lëndësh narkotike është gjetur në Karaburun. Në sajë të kontrolleve të përbashkëta mes policisë së Vlorës dhe Guradia Di Financa, në vendin e quajtur ‘Shën Jani’ u gjetën mbi 23 kg kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.12.2017, gjatë një kontrolli të territorit detar prej shërbimeve të Guardia Financas Italiane në bashkëpunim me shërbimin e Forcave Detare Delta, në Karaburun pranë vendit të quajtur ‘Shën Jani’, brenda në det është gjetur një pako me mbështjellje plastmasi dhe natriban brenda të cilës kishte material bimor në formë bohçeje në gjendje të thatë, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 23kg e 94gr.Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Trafikimit të Narkotikëve’, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Sigal