Sigal

Të paktën tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pas kontrollove blitz  në kryeqytet mbrëmjen e kaluar. Siç njofton policia në pranga ka rënë  43 vjeçarui Aleksandër Demiri nga Kavaja, 48 vjeçarin Besim Zika banues në Tiranë, 23 vjeçarin Klandio Metra.

43 vjeçari është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 48 vjeçari i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, ndërsa  23 vjeçari për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”

Njoftimi i policisë

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. Kontrollet nga Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe  Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë të kryera gjatës natës dhe ditës së sotme. Gjatë kontrolleve arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet një shtetas në kërkim kombëtar  i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe arrestohet një 23 vjeçar për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Janë verifikuar dhe kontrolluar 129 persona dhe 77 mjete.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve pranë D.V.P. Tiranë në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore të Kryeqytetit në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Aleksandër Demiri, 43 vjeç, banues në Vilebashtovë, Kavajë, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj këtij shtetasi Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale “Shkelje e ligjit mbi drogërat”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 20 vite burg.

Po gjatë kontrolleve të ushtruara u  kap shtetasi në kërkim :

–              Besim Zika, 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 9 vite burg, për veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale dhe e organizatave kriminale”, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4 , 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal. Si dhe u arrestua për “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, shtetasi :

–              Klandio Metra, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjet dhe bllokua një shufër metalike.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Tiranë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.