Kontrata “Top Sekret” për “Check-up”

611
Përparim HALILI
Koncesionet e shëndetësisë, shtojnë me 459 milionë lekë kapitalet dhe dyfishojnë aksionet e Vilma Nushit 
Kontrata bllokohet nga 3 ministra të “Rilindjes”, duke provuar faktin, që janë pjesë e këtij skandali
Gazeta “Telegraf” ka denoncuar faktin, që nën maskën e dosjeve fiktive të koncesionit të “Check-up”-it, Vilma Nushi ka tërhequr miliona lekë pagesa nga buxheti i shtetit, madje edhe para kohës së kryerjes së shërbimit të këtij koncesioni, skandal që është denoncuar edhe nga PD-ja në grupin parlamentar të Shëndetësisë
Ka qenë e suksesshme përpjekja e Vilma Nushit për të mbajtur të fshehtë kontratën koncesionare të “Check-up”-it, duke pasur mbështetjen e Kryeministrisë, të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat janë bërë, jo vetëm financues antiligjor, por edhe mburoja të pronares së koncesionit të “Check-up”-it, të protezave ortopedike e, siç thuhet edhe të laboratorëve mjekësorë dhe Hemodializës, por njëherazi edhe importuese e kontrolluese doganore e cigareve që futen në Shqipëri. Por, paçka se mbahet e fshehtë kontrata, nuk mbahen dot të fshehta dokumentet e llogarive të kapitalit dhe aksioneve, të cilat disponohen nga QKB e QKR. Kujtojmë që gazeta “Telegraf” ka denoncuar faktin, që nën maskën e dosjeve fiktive të koncesionit të “Check-up”-it, Vilma Nushi ka tërhequr miliona lekë pagesa nga buxheti i shtetit, madje edhe para kohës së kryerjes së shërbimit të këtij koncesioni, skandal që është denoncuar edhe nga PD-ja në grupin parlamentar të Shëndetësisë. Faktet që po publikojmë sot, provojnë akuzat për përftime miliardash lekë që përfiton shoqëria “3P Life Logistic” shpk n nga koncesionet dhe tenderët në shëndetësi, ku Vilma Nushi është aksionare kryesore dhe që faktikisht si aktivitet ka koncesionin e “Cehck-up”-it. Sipas dokumenteve zyrtare, shoqëria “3P Life Logistic” shpk, më saktë Vilma Nushi, ka kërkuar nga QKB ndryshimin me rritje të kapitalit financiar. Depozitimi i Vendimit të Asamblesë së ortakëve të shoqërisë “3P Life Logistic” shpk është bërë në datën 22.12.2016. Pas kësaj kërkese është vendosur të fillojnë procedurat ligjore, për rritjen e kapitalit të shoqërisë në vlerën 45.970.005 lekë të reja. Burimi i kësaj vlere, sipas “sqarimit” të shoqërisë së Vilma Nushit “3P Life Logistic” shpk, ka si bazë fitimin e realizuar në periudhën ushtrimore të aktivitetit të vitit 2015. E po kështu, në kërkesën e depozituar, Vilma e maskuar pas asamblesë së shoqërisë “3P Life Logistic” shpk, ka kërkuar të emërojë Zj. Brunilda Stefa, si Auditues Ligjore, për të përgatitur raportin dhe modalitetet e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë. Depozitimi i Raportit për zmadhimin e kapitalit të shoqërisë, sipas vendimit të datës 25.12.2016. Po kështu, ka bërë edhe depozitimin e Vendimit të Asamblesë së ortakëve të shoqërisë “3P Life Logistic” shpk, të datës 27.12.2016, me të cilin është vendosur të miratohet raporti i Audituesit Ligjor, Zj. Brunilda Stefa, për rritjen e kapitalit të shoqërisë, i cili nga 30.000.000 lekë të reja, u bë 75.970.005 lekë të reja, ndërkohë që vlera e aksionit ishte 15.000.000 lekë të reja, por u bë 37.985.002,50 lekë të reja. Gazeta “Telegraf”, do të publikojë në vazhdim raportin e plotë auditues të aktivitetit të shoqërisë “3P Life Logistic” shpk me pronare bazë Vilma Nushin, por që siç thuhet, brenda saj është aksionar edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. 
Ja dy vendimet e Asamblesë së shoqërisë “3P Life Logistic” shpk, që provojnë shtimin e kapitaleve dhe aksioneve të Vilma Nushit
Përgjigjet zyrtare të 3 ministrave të “Rilindjes”, që provojnë pengmarrjen nga Vilma e “Check-up”-it 
Kërkesës së gazetës “Telegraf”, për të marrë informacion lidhur me koncesionin e “Check-up”-it, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë si Autoritet Kontraktor dhe institucion propozues e kërkues të kalimit në aktivitet privat të kontrollit mjekësor (depistimit), kjo ministri i është përgjigjur me një “sqarim, me të cilin ajo provon skandalin, që bosja Vilma Nusi ka urdhëruar edhe me presion e kërcënime Ministrinë e dhe gjithë institucionet firmosëse të këtij koncesioni, që të mos japin informacion lidhur me procedurën e koncesionit të “Check-up”-it dhe zbatimin e këtij koncesioni të kontrollit mjekësor të popullatës. Madje edhe lidhur me ndryshimin e moshës së personave që do të përfshijë “Check-up”-i, duke ulur dhe shtuar moshën. Ministria e Shëndetësisë, me shkresën “Kthim përgjigje”, me nr. 1858/2 prot., datë 14 prill 2017, na njofton e na “sqaron”, se nuk mund të jap asnjë informacion lidhur me koncesionin e “Check-up”-it si procedurë tenderuese, si kontratë e nënshkruar nga kjo ministri dhe si zbatim kontrate në kontrollin mjekësor! Pse? Sepse deklaron kështu: “Ministria nuk e disponon kontratën dhe asnjë informacion tjetër, mbasi janë sekuestruar nga prokuroria në kuadër të një hetimi penal”. E sikur të mos mjaftonte rrena e gjoja “sekretimit të dosjes prej organit të akuzës, rrena e drejtores Andonika Njehrrena shkon deri edhe të deklarimi qesharak, me këtë përmbajtje: “Në bazë të Kontratës koncesionare, institucioni përgjegjës për financimin e projektit të “Check-up”-it dhe prodhimin e të dhënave (informacionit) mbi ecurinë e kontrollit mjekësor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”! Mirëpo, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deklaron, se dosjen e kontratës dhe ecurinë e “Check-up”-it e ka kompetencë vetëm Ministria e Shëndetësisë! Kjo lojë me shmangie ligjore për të mos dhënë informacion për koncesionin “Check-up”, bëhet nga të gjithë institucionet, drejtuesit e të cilëve janë nën terrorin e Vilma Nushit, për të bllokuar informacionin. Konkretisht, ministria e Ekonomisë, me shkresën zyrtare Nr. 2622/1 prot., datë 7 prill 2017, na ka dhënë këtë përgjigje: “… Ky informacion (për Check-up”-in) nuk disponohet nga Ministria e Ekonomisë, por nga Autoriteti Kontraktor, i cili është Ministria e Shëndetësisë. Por ne, do t’i drejtohemi Ministrisë së Shëndetësisë për kërkesën që keni paraqitur ju…”! Si është e mundur, që as ministria, e cila ka detyrim të mbajë të dhënat dhe dosjet e koncesioneve në Shqipëri, nuk paska asnjë letër të “Check-up”-it?! 
Këtë inkuizicion e drejton Zv/kryeministrja Ledina Mandia, e cila ka “shumë punë” me “Veting”-un 
Sigal