Kontrata me “Sagem” ishte 5 vjet por u shty 10 vjet me dosje false, pasaportat me teknologji të kohës së Stalinit

675
Po vazhdojmë të publikojmë pjesë nga investigimi i plotë i Gazetës “Telegraf”, bërë për aktivitetin prodhues të Pasaportave e Kartave të Identitetit prej firmës “Sagem”, që prej nisjes 8 vite më parë në tetor 2008 kur iu dha koncesioni nga Ministria e Brendshme e deri sot, kur nga shërbimet inteligjente ndërkombëtare, jemi “skeduar” si i vetmi vend në Rajon dhe Europë që prodhojmë e pajisemi me dokumente identifikimi të pasigurta, të cilat falsifikohen e prodhohen lehtësisht edhe nga bota e krimit ordiner. Ky fakt është pranuar edhe nga ligjvënia shqiptare e cila pranon, se firma “Sagem” nuk i është përmbajtur në asnjë “pikë” zbatimit të kontratës koncesionare e për më tepër, vazhdon prodhon pasaporta të pa sigurta, lehtësisht të falsifikueshme me teknologji të viteve 50-të dhe me server të kohës së.. Stalinit! Megjithatë, afro 3 vite më parë, konkretisht në prill 2013, shteti shqiptar “ka mbyllur sytë” dhe ia ka zgjatur kontratën me 10 vjet, ndërkohë që ky afat nuk duhej zgjatur as 1 sekondë mbi 5 vitet abuzive aktivitetit të “Sagem”, ose siç quhet dhe siç është realisht: “Punishtja e prodhimit të Pasaportave e Kartave të Identitetit të pa… sigurta”. 
“Sagem vetëm 5 vite kontratë, shërbimi i duhej dorëzuar shtetit shqiptar në tetor 2013
Skandali i koncesionit të pasaportave dhe kartave të identitetit, ka vijuar edhe me afatin ligjor të kontratës me firmën “Sagem”. Sipas kontratës koncesionare, kjo firmë duhej të ushtronte veprimtari prodhuese pasaportash e kartash identiteti në Shqipëri vetëm për 5 vite. Pas 5 vitesh, sipas kontratës koncesionare, në mënyrë laksative pa asnjë negocim për shtyrje afati, ky shërbim i duhej kaluar në masën 100% shtetit shqiptar me gjithë teknologjinë e instaluar, pa asnjë shpërblim. Ky kalim, do të bëhej gradualisht që nga viti i tretë i kontratës, dmth., që nga tetori i vitit 2011. Këtë pikë të kontratës të cilën shteti shqiptar nuk e publikon e ka zbuluar deputeti i PS Fatmir Xhafa, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të zhvilluar në datën 16. 04. 2013, me objekt “Ratifikimin e kontratës për zgjatjen dhe përmirësimet e kontratës së koncesionit “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike”. E po kështu e pranoi edhe zonja Miranda Harizaj, e cila në këtë mbledhje mbronte interesat e firmës “Sagem” si përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme, pozicionuar zyrtarisht si palë e plotë me firmën “Sagem”, kundër interesave të Shtetit Shqiptar e të shqiptarëve. Ja çfarë deklaron përfaqësuesja e Ministrisë së Brendshme Harizaj, në mbledhjen e komisionit parlamentar të datës 16. 04. 2013: “Pas 5 vitesh, aktivitetit të firmës “Sagem” po i vjen fundi në muajin tetor 2013, ndaj kërkojmë zgjatjen e afatit deri në 10 vjet…., për këtë janë dakord edhe Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Avokatura e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”. Por ja çfarë dekonspiron dhe deklaron deputeti Fatmir Xhafaj në këtë mbledhje: – “Ndoshta, nuk më kujtohet mirë, por në kontratë ka qenë detyrim i koncesionarit (“Sagem”), që brenda 5 vjetëve të bënte kalimin gradual e të detyrueshëm të të gjithë sistemit te pala shqiptare dhe kjo, duhej të ishte bërë. Një nga gjërat që është trumbetuar më me forcë, si një arritje e kësaj marrëveshjeje, ka qenë edhe ky kalim i sistemit tek shtetit shqiptar. Cili është fati i zbatimit të kontratës për kalimin e shërbimit në duart e shtetit shqiptar? Gazeta “Telegraf” ka zbuluar, se ky kalim sistemi e shërbimi nuk është bërë as sot në 26 janar 2016, firma Ssagem” vazhdon të ketë kontrollin mbi koncesionin. Në mbledhje nuk u fol më nga asnjë prej anëtarëve të komisionit, por votuan shtyrjen e afatit 10 vjeçar të kontratës në favor të “Sagem”, duke e lejuar të vazhdoj të prodhojë pasaporta e Karta Identiteti të pasigurta. 
—————————————
Ja 10 mashtrimet, me të cilat “Sagem” fitoi shtyrjen 10 vjet të koncesionit, që shteti shqiptar i pranoi 
Në kontratë thuhet: Nëse palët Ministri e Brendshme-“Sagem” nuk kanë parashikuar të shtyjnë apo të vazhdojnë marrëdhënien dypalëshe koncesionare, parashikohet që në 6-mujorin e fundit të kontratës të fillojë kthimi mbrapsht i sistemit. Sipas këtij detyrimi kontraktor, në muajin prill 2013, pra 6muja përpara përfundimit të kontratës, “Sagem” duhej të kishte dorëzuar sistemin dhe shërbimin tek shtetit shqiptar në masën 100% dhe duhej të mos ishte më pjesë e prodhimit të pasaportave, por të merrte “pasaportën” e të ikte nga Shqipëria. Në fakt nuk ndodhi kështu. Të drejtën e prodhimit të pasaportave, teknologjinë e prodhimit, kodin e prodhimit dhe sistemin e serverit të të dhënave të tyre, vazhdon ta ketë në dorë firma “Sagem” e cila në këto 7 vite aktivitet paraqitet me 6 emra të ndryshëm. Po pse nuk e dorëzoi “Sagem” sistemin dhe shërbimin tek shtetit shqiptar 6 muaj pëprara përfundimit të kontratës, siç e detyron kontrata? “Sagem”, nëpëmrjet “gjuhës” së krimit të mashtrimit të përdorur prej Ministrisë së Brendshme, ka deklaruar disa “arsye”, të cilat e kanë penguar të bëjë kalimin e sistemi-shërbimit në duart e shtetit shqiptar, të cilat janë këto: 
1. Për shkak të vullnetit të palëve Ministri e Brendshme-“Sagem” 
2. Për shkak të suksesit të procesit
3. Për shkak të mosparashikimit të kohës së koncesionit pas një kohe shumë të shkurtër
4. Për shkak të mos plotësimit të dokumentacionit në kohën e duhur
5. Për shkak të merakut për jetgjatësinë e dokumenteve, të cilat që të jenë të plota duan 10 vjet e jo 5 vjet.
6. Për shkak të kompleksitetit të vetë sistemit
7. Për shkak përpjekjeve për të plotësuar një nga standardet e kërkuara për të qenë pjesë e BE-së lidhur me teknologjinë e përparuar, të cilën nuk e futëm do në kohë 
8. Për shkak të mos plotësimit të standardeve në përzgjedhje, për të pasur kohë për ofruar dokumente të sigurta dhe mundësi teknike për përdorimin e dokumentit elektronik, letërnjoftimit, si çelësi bazë për shërbime të tjera dixhitale që do të ndihmonin shoqërinë shqiptare, biznesin dhe shtetasit shqiptarë. 
9. Për shkak të lodhjes dhe merakut mbi 5 vjeçar për rinovimin e dokumenteve në përputhje me ligjet përkatëse që ka qeveria shqiptare, kompleksitetit e sistemit dhe mundësinë e mbajtjes së këtyre standardeve. 
10. Për shkak se Shteti Shqiptar, kur hartoi kontratën 5 vjeçare nuk e dinte që në këto lloj shërbimesh e sistemesh koha e kontratës duhet të jetë minimalisht 10 vjet. 
———————————————————
Komisioni koncesionit: “Sagem” u vonua mbasi avioni u ndesh me turbulencat që shkatërruan edhe dosjen e firmës
Ditën që u hapën ofertat e koncesionit të prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, komisioni i vlerësimit të ofertave i ministrisë së brendshme i përbër nga ish-Zvendësministri dhe nga ish-sekretari i përgjithshëm, i ministrisë, deklaroi edhe një qëndrim komik, duke thënë: Hapja e ofertave do të behet me pak vonesë deri sa të vijë edhe firma “Sagem|, mbasi mbasi na njoftuan se është ende në fluturim me avion. Pas 1 ore pritje, ish-zv/ministri, njoftoi pjesëmarrësit se do presim edhe 1 orë, sa avioni të zbres në Rinas. Pas 1 orë pritej, krue i komisionit njoftoi se duhet pritur 30 minuta sa “Sagem” të vijë nga Riansi. Pas u fut në sallën ku bëhej konkurrimi “firma “Sagem” deklaroi, se nuk i kishte të plota dokumentet, mbasi avioni gjatë futurimit ishte ndeshur em turbulenca ajrore dhe dhe dosja ishte dëmtuar nga tronditjet e bagazheve. Komisioni i Ministrisë së brendshme, me zë e me figurë, deklaroi se pranonte fatkeqësinë që i kishte ndodhur firmës “Sagem” dhe se e njihte të rast si të mirëqenë, ndaj deh shpallte fitues firmën “Sagem” mbasi e dinte që i kishte dokumentet e konkurrimit më të sakta se firmat e tjera.
—————————————
Ja skandali i regjistruar me zë e me figurë gjatë konkurrimit, ku “Sagem” shpallet fituese… me ët dhëna false
Ish- Zvministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, lexoi plot 26 faqe për “përvojën” në Afrikë të firmës “Sagem” në prodhimin e pasaportave e kartave të identitetit, që na fakt ishte frima e para përzgjehdur për të fituar koncesionin në shqipëri. 
Komisioni: Ku janë shembujt e kartave në polikarbonat? 
Sagem”: Nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’i sjellë 
Komisioni: Po dosjen e plotë të këkresave për cilësiën e prodhimit, që parashikon procesi dhe sitemi i këtij koncesioni ku e keni?
Sagem”: Gjatë transportit me avion pati turbulenca në fluturim dhe na është dëmtuar dokumentacioni… 
Komisioni: Nuk keni asnjë fakt që provon punën tuaj?
Sagem”: Po, kemi karta krediti e telefonie dhe një dokument identifikimi për sanitaret profesioniste në rajonin e Ventos. Kemi eksperiancën më të mirë në Nigeri me këto ët dhëna, ku ISO 27000 është çertifikatë e Sagem-Ogra. 
Komisioni: Nuk ka shembull karte ID në polikarbonat? A nuk keni sjellë ndonjë rast karte, në polikarbonat?
Sagem”: Nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’i sjellë në polikarbonat. Kemi sjellë një hibrid të ngjashëm..
Komisioni: Po hibridi? Çfarë ka të veçantë hibridi juaj?
Sagem”: Nuk patëm mundësi, pasi kërkesa ishte në fund të janarit dhe nuk u arrit. 
Sigal