Kontrabanduan 11 kuaj dhe mushka nga Greqia, procedohen dy persona

130
Kontrabanduan kuaj dhe mushka nga Greqia, policia ndalon dy persona. Një ditë më parë, policia ka nisur hetimet ndaj shtetasve A.K., 24 vjeç dhe D.K., 39 vjeç, banues në fshatin Zvezdë të Korçës.
Dy ditë më parë këta shtetas u konstatuan duke futur 11 kuaj dhe mushka nga kufiri i gjelbër në mënyrë kontrabandë. Për pasojë ndaj tyre rëndon akuza e kontrabandës.