“Konsujt e Nderit” – Nxitja e turizmit e kulturës, Ylli Ndroqi: Strategji, investime serioze

529
Sigal

Shqipëria ka
të gjithë potencialin të ecë përpara.

 

Tryeza e rrumbullakët me temë “Nxitja e turizmit dhe e
Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të
Nderit”kishte qëllim diskutimin e strategjive sfidave, problematikave  dhe  kontributit që secili mund të japë
në fushat përkatëse për të ecur përpara.

“Të investojmë
seriozisht në këto dy fusha për zhvillimin e vendit tonë”  
nënvizoi më tej zoti Ndroqi.

Tryeza është një traditë e ndërmarrë për të tretin vit nga
kjo shoqatë dhe të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe
ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi

 

Ministrja e Kulturës foli për fillimin e restaurimit të qendrave
historike të shpallura të tilla me vendim qeverie.

Mirela
Kumbaro: 
“Në janar nisim punën për restaurimin e qendrave
historike, të shpallura si të tilla, në fillim të vitit 2016 nga qeveria
shqiptare për Dhërmiun, Vunoin, kalanë Himarë dhe Qeparoin. Vitin e ardhshëm do
jenë destinacione me shtëpi mikpritjeje, restorante.  Tërheq vëmendjen
tuaj se janë zona me interes shumë të madh zhvillimi. Dhe Kolonja, një
destinacion krejtësisht i paeksploruar në të gjithë pikëpamjet. Rehova, që
është fshati më qytetar  që mund të kemi, ka arkitekturë, itinerera
turistike të cilët mund të tërheqin si turistin e interesuar për kulturën,
natyrën eksperimente kulinare dhe që nuk e kemi në axhendën e operatorëve
turistikë.

Ministrja Milva Ekonomi e quajti tryezën rast unik: “Turistët e huaj kanë interes për Shqipërinë. Kemi
hapur garë për zonat teknologjike dhe zhvilluese”.

Ministrja tha se jane gati dy profilet e aeroporteve dhe
kerkohet vetëm investitori

Milva Ekonomi: “Po punojmë
për të parë dy mundësitë e aeroporteve të reja, një në Kukës e një në jug të
Shqipërisë. Profilet e investimeve janë bërë jemi në betejën për të kërkuar
investitorë që të vijnë të aktivizohen.  Dy profilet e aeroporteve nga
pikëpamja e thithjes së investimeve të huaja janë gati dhe mund ti merrni në
çdo moment”

Rreth tryezës ishin  mbledhur konsuj nderi,
biznesmenë, ambasadorë por dhe personalitete të botës së artit.

Johann
Sattler: ” Mos ndërhyni në parqet kombëtare”

 Ambasadori i Austrisë në
Tiranë Johann Sattler përcolli një mesazh të qartë për zhvillimin e turizmit: ”
Mos ndërhyni në parqet kombëtare”. Gjithashtu ai nënvizoi se qeveria duhet të
përqëndrohet tek ekoturizmi, turizmi aventurier dhe turizimi kulturor si fusha
të rëndësishme dhe që duhet të subvencionohen nga shtetit

Johann Sattler: Keni shumë parqe kombëtare por është e rëndësishme ti mbani ato pa
ndërhyrë. Keni Valbonën duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të
shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe
natyrë këto ndërhyrje teknologjike çojnë në mendim
të gabuar