“Konsujt e Nderit” në Shqipëri, Ylli Ndroqi zgjidhet kryetar i shoqatës së re

524
Sigal

Për herë të parë në Shqipëri, “Konsujt e Nderit” nga e gjithë bota janë mbledhur në një tryezë në Tiranë dhe kanë vendosur të zgjedhin dekanin e konsujve të nderit që ushtrojnë funksionet e tyre në Shqipëri. Në këtë mbledhje janë ndarë mendime e eksperienca, si edhe janë zgjedhur strukturat drejtuese. Me votim të hapur konsulli i nderit të Austrisë në Tiranë Gjergj Ligezja do të mbajë detyrën e dekanit. “Për mua është një nder mjaft i madh dhe është sadopak edhe përgjegjësi. Unë do mundohem që nga ajo që unë kam fituar nga kjo punë që të bëjmë paraqitjen sa më të mirë të mundshme  por kuptohet se do jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin. Shpresoj që ky lloj takimi të jetë një fillim i mbarë pasi do shkëmbejmë mendimet dhe eksperiencën dhe do të jemi pak më të fortë dhe jo çdo ministër që vjen të vej në dyshim ose për të parë me xhelozi atë privilegj që ne kemi”, tha Ligezja. Por Konsujt e nderit kanë vendosur ti japin një tjetër dimension detyrës së tyre të përbashkët, duke hedhur një tjetër hap, krijimin e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Tiranë. Shoqata do të shërbejë si një instrument për shkëmbim eksperiencash si dhe ndërmarrjen e nismave të ndryshme në fushën ekonomike dhe diplomatike. Mes 3 kandidaturave të propozuara, unanimisht, 17 konsujt e pranishëm në tryezë, zgjodhën konsullin e nderit të Meksikës në Tiranë, z. Ylli Ndroqi kryetar të Shoqatës së Konsujve të Nderit. “Jam i emocionuar për besimin që ju më dhatë po ju siguroj që nuk do t`ju zhgënjej duke qëndruar më pranë kërkesave tuaja, për gjërat më të rëndësishme që ka nevojë konsulli në çdo event apo në çdo aktivitet që organizohet edhe nga protokolli i shtetit, por edhe nga problemet që dalin për të qenë edhe ne me imunitet si konsujt e shteteve të tjera evropiane.  Ju garantoj që nga ky moment do t`ju përfaqësoj denjësisht për çdo lloj kërkese që konsujt do të kenë në ministrinë e jashtme duke ju mbrojtur jo mediatikisht, por duke pasur edhe takime me ju, duke dëgjuar sugjerimet tuaja dhe duke i çuar ato në ministrinë e jashtme për t `i realizuar 100 % kërkesat dhe problemet që mund të na dalin” u shpreh Zoti Ndroqi.a