Pas mbylljes së tregut që ndodhej poshtë mbikalimit tek Pallati me Shigjeta, pjesëtarë të komunitetit rom kanë bllokuar sot rrugën tek Unaza e Re.
Nën një zë ata kërkojnë të rikthehen në treg, pasi aty ishte e gjithë puna që u sillte atyre të ardhura, e pas shembjes së shtëpive, kanë mbetur edhe pa punë. “Pas shembjes së shtëpive, po na heqin edhe tregun. Me tregun jetonim, nuk kemi punë, jemi në rrugë”, kanë thënë ata.