Konflikti – Shantazhi i AMA, Ora News letër BE-së dhe OSBE-së

531
Sigal

Për konfliktin që krijoi AMA me RTV Ora News dhe kërcënimet që erdhën nga kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Ora News ka informuar Zyrën e Delegacionit të BE-së dhe Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Përmes kësaj letre, Ora News ngre shqetësimin e fjalës së lirë e vënë në shënjestër nga interesa klienteliste që kanë krijuar monopol në tregun audioviziv.
“Ne dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni se në tregun audioviziv aktualisht operojnë 15 kanale digjitale, totalisht në kundërshtim me ligjin dhe theksojmë faktin se ky njoftim, i ka ardhur VETËM këtij televizioni duke shmangur të gjithë operatorët e tjerë në treg, në ndryshim nga shkresat e mëparshme kur ju adresohet të gjitha televizioneve.” Dhe jo vetëm kaq!
Gjithashtu dëshirojmë t’ju vëmë në dijeni për konfliktin e mundshëm të interesit të drejtorit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, duke qenë se përpara se të merrte këtë detyrë ka qenë drejtues i një operatori i cili aktualisht ka 4 frekuenca të jashtëligjshme, që operojnë në treg dhe ndaj të cilave nuk është ndërmarrë veprim për mbyllje.
Përmes këtyre veprimeve selektive ndaj një televizioni të pavarur dhe me qëndrime mbështetëse të zbatimit të ligjit dhe reformës në drejtësi, AMA po përpiqet të mbyllë zërin e qytetarëve dhe publikut që ndjek transmetimet profesionale të Ora News. Duke vepruar në mënyrë represive ndaj Ora News, AMA është duke shkelur parimin bazë të demokracisë, duke u sjellë në mënyrë klienteliste ndaj fjalës së lirë.
RTV Ora News në cilësinë e një institucioni informues kërkon nga Ju, të reagoni menjëherë lidhur me veprimet e AMA që synojnë mbylljen e një prej pushteteve të rëndësishme të demokracisë dhe venë në presion median e lirë dhe të pavarur, si një kriter I domosdoshëm për funksionimin e shtetit ligjor dhe të monitoruara nga OSBE dhe Komisioni Evropian
Në lidhje me shantazhim që Autoriteti i Mediave Audiovizive po i bën TV Ora News ka reaguar edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“AMA duhet të nxisë shtimin e numrit te televizioneve. Mbyllja e tyre nuk është opsion. Liria e shprehjes është esenca e demokracisë”, shkruan në një postim në Tuwtter, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.