Konflikt mes disa të rinjve në Tiranë, plagoset rëndë me thikë 23-vjeçari

528
Një person është plagosur me thikë tek kryqëzimi pranë “Shkollës së Bashkuar’ në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas një konflikti mes disa të rinjve, ndërsa i plagosur ka mbetur Ergys Metolli 23 vjeç.
Sipas policisë, konflikti ka ndodhur brenda një banesë në një apartament në katin e parë.
I plagosuri ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku paraprakisht mësohet se është në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e plota të ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet, ndërsa është shoqëruar në komisariatin e policisë autori i dyshuar Tonin Cigarja.
Sigal