Konfirmohet prania e substancave kancerogjene tek cigaret elektronike?

494
Tymi i cigareve elektronike përmban substanca kancerogjene, në sasi të ndryshme që mund të kalojnë akumulimin e tymit të cigareve tradicionale, sipas një studimi japonez të publikuar sot.
Në këtë studim u shfaq, pa përfundime vendimtare, se tymrat e asorbuar përmbanin mes të tjerave formaldehyde konsideruar si favorizues i kancereve, acroleine, glyoxal apo methylglyoxal, sipas Health.com

“Përqindjet variojnë nga një markë në tjetrën dhe madje dhe për të njëjtën markë nga një lloj në tjetër”, nënvizuan studiuesit që matën përqendrimet e këtyre substancave të ndryshme për pesë marka, të pacituara, të cigareve elektronike.

“Për një prej markave të analizuara, ekipi i kërkimi ka gjetur një nivel të formaldehydet që ka arritur deri në 10 herë më shumë nga ajo që përmban cigarja tradicionale”, theksoi studiuesi, Naoki Kunugita, i cili drejton studimin.

Ky raport i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik u dorëzua sot në Ministrinë japoneze të Shëndetësisë që kërkon, në raport me homologët e vendeve të tjera, se në cilën masë është i nevojshëm rregullimi i përdorimit të cigareve elektronike pa nikotinë duke përdorur lëngje aromatike.
Sigal