Konfirmohet në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda

208

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, e cila është edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme.

Çeshtja e prokurores kishte mbetur në dy pika. E para ishte raporti i DSIK, i cili shprehte dyshime për përfshirjen e saj në korrupsion pasiv dhe dekonspirim të informacioneve sekrete të Prokurorisë.

Por, trupa gjykuese e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko, Firdes Shuli tha se nuk mund të dilej në një konkluzion nëse raporti i DSIK ishte apo jo i bazuar në prova dhe fakte, pasi kjo çështje vijon të jetë nën hetim.

Pika e dytë kishte të bënte me disa mospërputhje në pasurinë e bashkëjetuesit të prokurores Doloreza Musabelliu, pasi vetë prokurorja nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme, por vetëm pagën.