Konferenca V Farmaceutike “Së bashku për Farmaceutikën”

782
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, organizojnë në datat 29, 30, 31 Mars 2018 në ambientet e Tirana International Hotel, Konferencën V Farmaceutike “Së bashku për Farmaceutikën”, me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në konferencë do jenë të pranishëm përfaqësues të lartë të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve (FIP), OBSH, Ministrisë së Shëndetësisë, drejtuesit e universiteteve me profil mjekësor, drejtuesit e Urdhrave të farmacistëve të vendeve të Evropës Juglindore (Serbi, Maqedoni, Bullgari, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovinë) si dhe lektorë të shquar vendas e të huaj. Hapja e Konferencës bëhet, më datë 29 Mars në orën 09:00.
Sigal