Konferenca që na ftoi dhe fton, të mbetemi shqiptar të vërtetë

1434
Sherbet KARULI
75-vjetori i Konferencës Historike të Pezës, përherë, në çdo kohë, një ngjarje madhore dhe kulmore e LANÇ-it
Kjo njihet si çeta e parë në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë, me një formacion luftarak të tillë që gjakosi fashizmin më 16 mars 1941 dhe me datë 22 qershor 1941, kundër mbi 760 karabinierëve milicë e xhandarë, duke i shkaktuar atyre 890 të vrarë dhe më shumë të plagosur.
Fashizmi Italian e okupoi Shqipërinë më 7 prill 1939, duke marrë një përgjigje nga Heroi i Popullit, Mujo Ulqinaku së bashku me shokët, Hamdi Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalia, Hamdi Vashka, Hysen Koçi, Ibrahim Osmani, Ismali Reçi, Ramazan Veliaj dhe Mitro Dhimitirka, që ranë Dëshmorë të Atdheut, duke nderuar këtë tokë të shtrenjtë, Shqipërinë. Rezistenca dhe lufta kundër këtij pushtuesi kishte filluar nën drejtimin e komandantit legjendar, heroit të popullit, Myslym Peza, ku u krijua çeta e parë patriotike antifashiste në Pezë më 5 qershor 1940. Kjo njihet si çeta e parë në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë, me një formacion luftarak të tillë që gjakosi fashizmin më 16 mars 1941 dhe me datë 22 qershor 1941, kundër mbi 760 karabinierëve milicë e xhandarë, duke i shkaktuar atyre 890 të vrarë dhe më shumë të plagosur. Nga luftëtarët e çetës duke luftuar me heroizëm ranë 6 dëshmorët e parë të atdheut; Sadi Sinani, Hasan Peza, Xhafer Durishti, Vath Korriku, Muharrem Haka dhe Sulejman Imeri, por gjatë kësaj mbetën të plagosur Skënder Peza, Emin Çelmeta, Shkurt Rexha, Sulejman Brahja dhe Qemal Deliallisi. Para konferencës së Pezës sipas udhëzimeve të udhëheqjes së LANÇ-it ishin krijuar në 10 fshatra, këshillat Nacional-Çlirimtare ,si në fshatin Kryezi të Kavajës, më datë 21 mars 1942, me kryetar Hazis Tabakun, sekretar Tahir Puja, anëtar Liman Xhahysa, Mustafa Tabaku dhe Dalip Prroi. Nga ana tjetër në Liz-Patros, më 28 mars 1942, me kryetar Tahir Baki Popa, sekretar Hajdar Shima (Zholi) dhe anëtar Tahir Muhamet Berberi, më datë 15 prill 1942 në Mlik, kryetar ishte Hasan Selim Çeka, sekretar Nurdin Mustafa Meta (Mliku), anëtar Qerim Gjumësi si dhe Faje Çeka. Më datë 15 prill 1942 në fshatin Çikallesh, kryetar ishte Qerim Shima, sekretar Jahe Xhafa, anëtar Riza Stafa, Myftar Çelhaka dhe Dull Hasmadhi (në fshatra të rrethit të Kavajës). Në zonën e Pezës, në Gror, më 25 maj 1942 kryetar ishte Ismail Fasli Grori, sekretar Rexhep Isuf Çullhai dhe anëtar Shaban Rexhep Rroshi, sekretar Hazis Rexhep Llani, anëtar Qamil Tahir Imeri, Qazim Dervish Bardhi. Në Pezën e Madhe, më 15 korrik 1942, kryetar Dervish Dalip Kola, sekretar Xheladin Sulejman Çelmeta dhe anëtar Selim Shaban Çelmeta. Në Pajon 5 gusht 1942, kryetar ishte Jahe Ramazan Hakrama, sekretar Muharrem Halil Hakrama dhe anëtar Kasem Idriz Hakrama, Hysen Hasan Rexha dhe Shaban Mustafa Shabhasa. Në Ballashej, më 19 gusht 1942 kryetar Xhemal Ali Cerga, sekretar Imer Gani Koçi, anëtar Sulejman Dalip Hasa, Ismail Hasa dhe Imer Bajram Skënderi. Në fshatin Grecë më 15 gusht 1942, kryetar Hajdar Ismali Karaj, kryetar Qazim Xhafer Uku dhe anëtar Sadi Dervish Dashi, Dervish Haxhi Imeri dhe Shaqir Mersin Karaj. Këta këshilltarë luajtën një rol të madh për mbarëvajtjen dhe zbatimin e vendimeve në Konferencën e Pezës, duke bashkëpunuar ngushtësisht me partizanët e Pezës. Deri në fund të vitit 1942, ishin krijuar mbi 30 çeta në të gjithë vendin, ku po luftohej kundër fashizmit. Pra lufta duhej organizuar e drejtuar për të cilën u thirr Konferenca Historike e Pezës, me program pluralist “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”, ku u mbajt në Pezë më 16 shtator 1942. Iniciativën e konferencës së Pezës e mori PKSH, por shumicën e bënin patriotët dhe nacionalistët me pikëpamje të ndryshme që pranuan të merrnin pjesë në këtë kuvend. Ata ishin 18 përfaqësues, prej tyre 13 ishin patriotë e nacionalistë, 5 ishin të PKSH. Kjo pjesëmarrje i dha të drejtë Konferencës së Pezës, legjitimitetin për të vendosur për të ardhmen e vendit. Aty u krijua Front Nacional Çlirimtar, u dhanë orientime që sa më shpejt të shtroheshin çetat, batalionet dhe njësi të mëdha partizane dhe të krijohej Shtabi i Përgjithshëm për të udhëhequr Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Kjo e fundit po shtohej çdo ditë nga çeta në batalione dhe nga 15 marsi 1943 u krijua batalioni i parë partizan “Peza”, i pari në shkallë vendi dhe me radhë në të gjithë vendin. Deri më 10 qershor 1943 ishin krijuar 19 batalione partizane. Mbi këtë bazë u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare më 10 korrik 1943 në Labinot të Elbasanit. Nga orientimet e konferencës, u krijuan 288 çeta, 96 batalione dhe 24 brigada sulmuese. U krijuan gjithashtu 8 divizione, 3 korparmata me një efektiv prej 70.000 partizanë, përveç çetave territoriale vullnetare dhe komandave të vendit, të cilat luftuan me përkushtim pushtuesit nazifashistë. Kjo i solli atdheut 12.600 invalidë të LANÇ-it të gjymtuar, 18.042 të burgosur dhe të internuar brenda dhe jashtë Shqipërisë në kampet nazifashiste. Data 16 shtator 1942 mbahet mend si një nga ngjarjet kulmore të LANÇ-it, një lapidar i madh që ndan dy kohë: Atë të periudhës kur shqiptarët mendonin dhe luftonin të përçarë pa ditur se ku do të dilnin në një periudhë të re. Nga ana tjetër bijtë e Shqipes të bashkuar grusht bëheshin të qartë se për ç’qëllim do të vinin pushtuesit në krah dhe se kur do të duhej të mbërrinin. Parë nga kjo pikëpamje, Konferenca e Pezës qe një diell që ndriçoi mendjet e njerëzve, që ngrohu shpirtrat e trazuar të shqiptarëve dhe hodhi dritë në rrugën e vështirë, por të sigurt drejt çlirimit dhe shpëtimit kombëtar. Kanë kaluar plot 75 vite nga ajo ditë e kuvendit pluralist të Pezës, do të kalojnë dekada shekuj të tërë, por Konferenca e Pezës do të mbahet një pikë e fortë referimi në histori, për ti treguar qytetarëve dhe shtetasve shqiptarë se cila është rruga që duhet ndjekur për të mbrojtur dhe bërë Shqipërinë. Këtij kuvendi ju dha e drejta t’i drejtohej popullit shqiptar për kryengritje të përgjithshme pa kompromis në luftë të armatosur çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë. U bë siç u vendos në Pezë pa u arritur që të bëhej Shqipëria, duke u çliruar më 29 Nëntor 1944. Shqipëria u rreshtua në koalicionin e madh antifashist, Anglo-Sovjeto-Amerikan, përfaqësuesit e të cilëve Ministrat e Jashtëm më 18 dhjetor 1942 aleatët e mëdhenj SHBA, Anglia dhe BS (Kardeli, ShBA), Molotov i BS dhe Eden (Anglisë), nënshkruan një deklaratë të përbashkët. Me fjalë falënderimi vlerësuan luftën dhe qëndresën e popullit shqiptar, duke shprehur mbështetjen e tyre në këtë luftë si pjesë përbërëse e luftës së përbashkët kundër vendeve të bllokut nazifashistë (Romë, Berlin, Tokio). Mbi bazën e Aleancës Anglo-Sovjeto-Amerikane, u bë e mundur zhdukja e bishës më të egër nazifashiste më 9 maj 1945. Me rastin e 60 vjetorit të kësaj fitoreje më 9 maj 2005 u përkujtua me madhështi në Moskë, ku morën pjesë përfaqësuesit e koalicionit Anglo-Sovjeto-Amerikan, si dhe një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Alfed Moisiu, Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, të popullit Shqiptar, shoku Adnan Qatipi dhe veterania e LANÇ-it, kompozitorja e këngëve partizane Artist e Popullit, Dhora Leka. Jehona e Konferencës Historike të Pezës, e këtij shpërthimi të madh u ndie dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Më 18 dhjetor 1942 forcat ndërkombëtare antifashiste, Anglia, Amerika dhe Bashkimi Sovjetik, me anën e ministrave të jashtëm e njohën luftën tonë Antifashiste Nacional Çlirimtare si pjesë përbërëse të luftës së tyre kundër shteteve nazifashiste. Deklarata koalicionit të madh demokratik antifashist, Anglo-Sovjeto-Amerikane e njohën Shqipërinë si shtet sovran, duke i prerë rrugën lakmitarëve shovinistë të veriut dhe jugut për copëtimin e Shqipërisë.
Sigal