Në pritje të Shoqatës së Bankave, Denaj: Rritja e kreditimit, domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit

98

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ishte e pranishme në Konferencën e 3-të Kombëtare të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku mbajti një fjalë përshëndetëse.

Ministrja Denaj tha se sistemi bankar në Shqipëri jep një kontribut të çmuar në rritjen ekonomike, duke qenë njëmjet i rëndësishëm i nxitjes së kursimeve të shqiptarëve, por edhe rritjes së ekonomisë së vendit nëpërmjet kreditimit.

Ministrja vuri theksin në domosdoshmërinë e kthimit të kredimit të nivelin e pritshëm, pasi “fuqizimi i kreditimit është një domosdoshmëri jo vetëm për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të vendit, por është edhe një aktivitet bazë i rëndësishëm për vetë bankat”.

Fjala e plotë e Ministres Denaj:

Të nderuar pjesëmarrës,

Së pari ju urojmë për këtë përvjetor dhe ju urojmë suksese më tej.

Padyshim që në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme, janë përballuar sfida dhe janëdhënëkontribute të rëndësishme në krijimin e një sistemi bankar të qëndrueshëm e konkurrent.

Sot gëzojmë një sistem bankar modern, të mirëkapitalizuar me një eksperiencë të fituar në vite dhe me mësime të mësuara nga periudha të vështira.

Prezenca në Shqipëri e bankave të huaja solli një zhvillim në drejtim të futjes së produkteve të reja bankare, përmirësim të rregullave dhe strukturës qeverisëse, si edhe dijen e transferuar dukshëm në stafin lokal që sot drejton bankatë rëndësishme në sistem.

Kriza e vitit 2008, e cila mbërriti me vonesë në Shqipëri, la shenja edhe në sistemin fiannciar bankar.Megjithatë, rritja e portofolit të kredive të këqija, çoi në vendosjen e rregulloreve të reja, supervizion më të madh dhe në këtë mënyrë në një disiplinë më të madhe të tregut bankar.

Sot, sistemi bankar ështëi mirëkapitalizuar me 18% CAR, dukshëm mëi lartë se minimum 12% i kërkuar sipas rregullores. Vitin e kaluar ka rritje të aseteve në masën 1.9 % duke arritur 1,453 billion ALL, si edhe rezultat pozitiv financiar.

Me 447 Degë në të gjithe vendin, shërbimi është jo vetëm universal por edhe me një cilësi më të rritur nëpërmjet shërbimeve elektronike me 5 banka që ofrojnë shërbime online.

Sfidat në sistemin bankar shqiptar, ashtu si edhe në të gjithë botën, vazhdojnë. Nga njëra anëështë presioni i uljes së normave të interesit dhe nga ana tjetër nevoja për të përshtatur modelet e tyre të qëndrueshme të biznesit me nevojat e tregut aktual.

Roli i Bankës Qendrore në monitorim dhe supervizim në mënyrë të vazhdueshme kadhënë zgjidhje problematikave afat shkurtra dhe mitigimit të praktikave riskoze.

Krijimi i Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakoshme, fuqizimi i Agjencisë së sigurimit të depozitave, aderimi i shoqatës së bankave në organizma ndërkombëtare, asistenca e vazhdueshme e Bankës së Shqipërisë nga Banka Botërore dhe organizma të tjerë ndërkombëtare ku ajo aderon, na bën shpresëplotë se sistemi bankar shqiptar vazhdon të jetëi kujdesshëm dhe i qëndrueshëm.

Sistemi bankar në Shqipëri jep një kontribut tëçmuar në rritjen ekonomike. Ai është një mjet i rëndësishëm i nxitjes së kursimeve të shqiptarëve,por edhe rritjes së ekonomisësë vendit nëpërmjet kreditimit.

Sot është shumë e domosdoshme që të kthejmë kreditimin në nivelin e pritshëm. Fuqizimi i kreditimit është një domosdoshmëri jo vetëm për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të vendit, por është edhe një aktivitet bazëi rëndësisheme për vetë bankat.

Më vjen mirë që këtë temë të rëndësishme ju e keni marrë për trajtim në konferencën e 3-të kombëtare të Shoqatës së Bankave.

Shoqata Shqiptare e Bankave, si një organizëm jo fitim prurës, është vendi ku bankat ulen dhe diskutojnë midis tyre për shqetësimet, ndarjen e eksperiencave të përbashkëta, nevojat për ndryshime dhe mbi të gjitha një shoqërues proaktiv i zhvillimit të politikave të qeverisë për nxitjen erritjes ekonomike të qëndrueshme.

Duke ju përgëzuar edhe një herë ju uroj suksese të mëtejshme.

Faleminderit.