Koncesioni i Rrugës së Kombit, banorët e Kukësit në protestë

494
Ditën e sotme banorët e Kukësit kanë protestuar në kundërshtim të taksës së dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit. Protestuesit njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë që mos ta taksojnë Qarkun e Kukësit. “Qeveria të anulojë taksën për Rrugën e Kombit. Qarku i Kukësit është më i persekutuar”, thanë banorët. Nga ana tjetër ata pohuan se Rruga e Kombit është e qytetarëve dhe jo e pushtetarëve. Ndërkohë, protesta u mbështet edhe nga Fryma e Re Demokratike në Kukës.
Sigal