Koncesioni i “Check-up”, akt shtetëror me krim financiar, nëpërmjet të cilit Vilma Nushi po shton kapitalet dhe aksionet

254
Faktet, provojnë akuzat për përftime miliarda lekë që përfiton shoqëria “3P Life Logistic” shpk n nga koncesionet dhe tenderët në shëndetësi, ku Vilma Nushi është aksionare kryesore dhe që faktikisht si aktivitet ka koncesionin e “Cehck-up”-it. Sipas dokumenteve zyrtare, shoqëria “3P Life Logistic” shpk, më saktë Vilma Nushi, ka kërkuar nga QKB ndryshimin me rritje të kapitalit financiar. Depozitimi i Vendimit të Asamblesë së ortakëve të shoqërisë “3P Life Logistic” është bërë në datën 22. 12. 2016. Pas kësaj kërkese është vendosur të fillojnë procedurat ligjore, për rritjen e kapitalit të shoqërisë në vlerën 45.970.005 lekë të reja. Burimi i kësaj vlere, sipas “sqarimit” të shoqërisë së Vilma Nushit “3P Life Logistic”, ka si bazë fitimin e realizuar në periudhën ushtrimore të aktivitetit të vitit 2015. E po kështu, në kërkesën e depozituar, Vilma e maskuar pas asamblesë së shoqërisë “3P Life Logistic”, ka kërkuar të emërojë Brunilda Stefën si Audituese Ligjore, për të përgatitur raportin dhe modalitetet e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë. Depozitimi i Raportit për zmadhimin e kapitalit të shoqërisë, sipas vendimit të datës 25.12.2016. Po kështu, ka bërë edhe depozitimin e Vendimit të Asamblesë së ortakëve të shoqërisë “3P Life Logistic”, të datës 27.12.2016, me të cilin është vendosur të miratohet raporti i Audituesit Ligjor, “eksperten” Brunilda Stefa, për rritjen e kapitalit të shoqërisë, i cili nga 30.000.000 lekë të reja, u bë 75.970.005 lekë të reja, ndërkohë që vlera e aksionit ishte 15.000.000 lekë të reja, por u bë 37.985.002,50 lekë të reja. Në vijim do të publikojmë fakte, lidhur me mosveprimin dhe heshtjen e “ministrit teknik” të shëndetësisë!