Koncensionari i aeroportit të Rinasit shkel kontratën, shteti i bën sehir

817
shfrytëzimin e aeroportit të Rinasit për 25 vjet. Ka më shumë se 10 vjet që po dalin në dritë pasojat për ekonominë tonë, në dëm të interesave kombëtare dhe të shërbimeve të qytetarëve, për koncensionin e Aeroportit të Rinasit, sipas kushteve të kontratës. Thelbi me i përgjithshëm i çdo partneriteti publik-privat në formën e një marrëveshjeje koncesionare është marrja përsipër në mënyrë konkurruese e riskut të investimit nga ana e kapitalit privat (dmth e mungesës së burimeve financiare të menjëhershme nga sektori publik) përkundrejt garantimit te mosliçensimit të operatorëve të tjerë të të njejtit aktivitet ekonomik për një periudhe kohe si dhe fiksimit të çmimit të shërbimit për të mbrojte konsumatorin. Çfarëdo lloj interpretimi tjetër është abuziv dhe synon përfitime politike (kur kontrata të caktuara ju jepen kompanive nga vende “mike” në këmbim të mbështetjes për udhëheqës të caktuar politikë në pushtet, e në shumicën e rasteve për përfitime të tërthorta korruptive financiare përmes transferimit në duar private, kryesisht të huaja, por me partnere vendas të afiluar politikisht. Në këtë kategori përfshihen psh kontratat koncesionare tejet të favorshme dhe jokonkurruese për biznese të caktuara, siç është kontrata për aeroportin e Rinasit. 
Koncensionistët e Aeroportit të Rinasit, kanë shkelur kontratën
Koncesioni për aeroportin Rinasit investitori ka marrë disa eksluzivitete që pengojnë zgjerimin e tregut të fluturimeve, duke mbajtur çmime të larta të biletave që e bëjnë vendin jokonkurrues – prandaj shqiptarët fluturojnë nga Prishtina, Podgorica dhe Shkupi drejt Europës, etj. Së pari, kur nuk bën publike kontratën e koncensionit, edhe pse aeroporti është aset kombëtar dhe jepet për 25 vjet përdorim. Që këtu, çdokush ka të drejtën të dyshojë për transparencën e koncensionit. Koncensionistit, nëpërmjet kontratës, i është dhënë e drejta që të mos lejojë as shtetin shqiptar, që të japë leje për hapjen e aeroporteve të tjera të vendit. Pra, koncensionarit i është dhënë jo vetëm Rinasi, por edhe gjithë territori i Shqipërisë, ndaj tani ai nuk lejon hapjen e asnjë aeroporti tjetër në Shqipëri, duke dëmtuar interesat kombëtare. Së dyti, koncensionari i Aeroportit të Rinasit, deri tani, nuk ka zbatuar detyrimet e tij për aeroportin. Ai ka detyrime, duhet të bëj me 3 faza , terminalin me 6000 m2, dhe të bëj vendqëndrimet 100 % dhe ky është detyrimi i shtetit, që t’i kërkoj llogari atij , për atë kontrata që implementohet, që kërkojnë afate. Ka disa faza, ka filluar terminalin, e ka kthyer aerportin në aeroport komecial për interesat e veta, aty ka mekanizma, ca për të bërë zyra, dogana etj.. këto parametra janë shkelur, dhe vetëm aeroport nuk është, është një hangar, ta bëj sic duhet si detyrim që e ka. Zgjerimi i terminalit, pjesët janë në dëshirë dhe në konsensus më shtetin.
Koncensionistët, me mbështetje politike, nuk ndërshkohen sipas ligjit
Dhe si kjo kontratë, qeveritë tona deri tani, kanë dhënë me koncension shumë asete kombëtare, por ajo që të bën përshtypje, janë se në këto koncensione janë nënshkruar kushte të tilla që dëmtojnë drejtpërdrejt interesat kombëtare, duke favorizuar haptazi interesat e koncensionistëve. Do të mjaftonte një auditim i thjeshtë i të dhënave zyrtare të kompanive të ndryshme të kësaj fushe në tatime-taksa, dogana dhe në sigurimet shoqërore për të rivlerësuar vlerën e ligjshëm të investimit, përmes të cilës mund të rinegocohen kontrata, duke ulur çmimin në nivelin real (të tregut) të tyre e pse jo edhe të ndëshkohen penalisht shkelësit e ligjit dhe institucionet e përfshira drejpërdrejt ose tërthorazi në favorizime të kësaj natyre. Prokuroria duhet të hetojë ata që dhanë këto koncensione që janë në dëm të interesave kombëtare, e të mos ndodhë, që të paguajnë taksapaguasit shqiptarë 100 milionë euro për dëmshpërblim CEZ të çekëve, për kontratën që u prish.
Sigal