‘Koncensionarët nuk zbatuan ligjin’ Gjiknuri prish kontratat për 30 HEC

534
Sigal

TIRANE – Katërmbëdhjetë kontrata koncensionare për ndërtimin e 30 hidrocentraleve në vend janë drejt prishjes. Pas konstatimit të shkeljeve të kushteve kontraktore, është vetë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri i cili ka firmosur fillimin e procedurave për prishjen e këtyre kontratave.

“Nga verifikimet janë konstatuar në këtë grup HEC-esh edhe cilësi e ulët e investitorëve (nga pikpamja teknike, ekonomiko-financiare) si dhe mungesa të theksuara të zbatimit të legjislacionit për shoqëritë tregtare. Praktikat proçeduriale të zbatuara dhe monitoruara nga Grupe Pune dhe jo struktura te konsoliduara shteterore, ekspertizë dhe oponencë tekniko-ekonomike të kryer nga struktura pa pergatitjen e duhur dhe pa konsulence nderkombetare, pjeserisht nga AKBN dhe Instituti i Ndertimit, etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë.

Ministria e Energjisë ka konstatuar në këtë grup HEC-esh:

Vonesa në zbatimin e kushtit të krijimit dhe regjistrimit të shoqërisë koncensionare
pranë QKR-së;

Vonesa në paraqitjen projekteve të zbatimit dhe të miratimit të tyre;

Vonesa të theksuara dhe të pajustifikueshme nga shoqëritë koncensionare në zbatimin e kontratës koncensionare, ndikuar edhe nga probleme me “ambientin rrethues vendor”;

Amendime të shpeshta të kontratave dhe në shumë raste transferim kuotash me apo pa miratimin e Autoritetit Kontraktor;

Mos përfshirje të vërejtjeve apo propozimeve për përmirësimin e kushteve dhe klauzolave të kontratave të paraqitura nga organet e oponencës teknike apo institucionet e tjera, gjatë fazës së miratimit të projektvendimeve në Këshillin e Ministrave.

LISTA E KONTRATAVE PËR NDËRTIM HEC-esh

1.         H/C Egnatia
2.         H/C Qytezë
3.         H/C Domaj
4.         H/C Stebleve
5.         H/C Tucep 2
6.         H/C Labinot Mal
7.         H/C Gomsiqe 1,2
8.         H/C Sheba 1,2,3,4
9.         H/C Bence dhe Tepelene
10.       H/C Qafeshuli 1,2,3,4, Sheja e Librazhdit
11.       H/C Nishova 1,2
12.       H/C Shkalla, Cerruje, Plesha, Benji 1,2 dhe Klos
13.       HEC Stojan
14.       H/C Dobjat, Menkulas

Grupi i punës, ngritur nga Ministri Gjiknuri po vazhdon kontrollin dhe verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe nënligjor sipas fazave: të shqyrtimit të projekt-propozimeve për objektin e koncensionit; të proçedurave përzgjedhëse të investitorit dhe shoqërisë koncensionare dhe të fazes negociuese të kontratave.

Kjo është faza e parë e kontrollit ndërsa po vazhdohet me auditimin e të gjitha kontratave koncesionare për të parë përputhshmërinë e tyre me detyrimet ligjore.