Komuniteti Rom, i kërkon qeverisë rritjen e të ardhurave, për këtë kategori

510
Në kohën kur në Komisionet Parlamentare vazhdojnë diskutimet për buxhetin 2016 jashtë Kryesisë së Kuvendit përfaqësues të Komunitetit Rom dorëzuan një peticion ku i kërkohet qeverisë të rrisë buxhetin e parashikuar për shtresat në nevojë:
Përfaqësuese e Komunitetit Rom:“Ne kërkojmë që buxheti që do të miratohet për vitin 2016 të marri parasysh familjet në nevojë përsa i përket programeve të strehimit social.”

Përfaqësues i Komunitetit Rom:“Të shpresojmë që do na mundësohet një takim nga ana e Komisionit ku të marri parasysh edhe problematikat që ka vetë projektbuxheti 2016-ës në vazhdim për shtresat në nevojë.” Pasi dorëzuan Peticionin me 5600 firma të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria ,përfaqësuesit e Komunitetit Rom paralajmëruan se në rast se kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë, ata do të nisin protestat.

Përfaqësuese e Komunitetit Rom: “Në qoftë se qeveria nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë peticion ne do të bëjmë përshkallëzojmë protestat.”
Komuniteti Rom kërkon rritjen e buxhetit për strehimin, që mbetet edhe problemi i tyre kryesor.
Sigal