Komuniteti Mysliman publikon programin: Fitër Bajrami falet të martën në sheshin ‘Skënderbej’

559
Sigal

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi sot besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e martë, më 4 qershor, në orën 06:00 në “Sheshin Skenderbej”, Tiranë. Gjithashtu bajrami do të falet në disa prej shesheve kryesore të qyteteve dhe nëpër xhami. Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.

PROGRAMI I FITER BAJRAMIT
Data: 04.06.2019
Dita: E martë
Ora: 05:30 – 06:15
Vendi: “Sheshi Skenderbej”, Tiranë
Hapja e programit: 05:30
Lexim Kur’ani: 05:35, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:40, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 05:45, Nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli
Falja e Namazit: 06:00
Hytbeja: 06:05, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

Image