Komunitetet e Krishtera apel politikës: Miratoni reformën në drejtësi

480
Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), në një deklaratë të shpërndarë për mediat i ka bërë thirrje sot politikës shqiptare që të gjejë konsensusin për miratimin e Reformës në Drejtësi, ashtu siç po kërkon edhe faktori ndërkombëtar.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, ky komunitet thekson se, gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh. Ai shton se, drejtësia dhe zbatimi i përpiktë i saj nuk është një zgjedhje në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë që të garantojmë ndarjen nga korrupsioni, i cili si gangrenë rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë. Po ashtu nënvizohet se, gjetja e konsensusit për miratimin e reformës do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mirës së përbashkët.
Sigal