Kompesimi i Pronave/ Si plotësohet formulari, lista e dokumenteve, afati i dosjeve dhe mbivendosja në hipoteka

604
Kompensimi i pronës, publikohet formulari i aplikimit
Lista e dokumenteve që do të kërkohen për trajtimin e kërkesave për njohje të së drejtës së fitimit të tokës apo vlerës financiare
Agjencia e Trajtimit të Pronës do të mbledhë kërkesat e qytetarëve për njohje të së drejtës së kompensimit të pronës. Në bazë të vendimeve të fundit të qeverisë për këtë çështje, aplikantët do të dorëzojnë edhe një sërë dokumentesh të nevojshëm për të fituar kompensimin në pronë apo vlerë financiare. Vendimet e qeverisë rregullojnë procedurat për mbledhjen, përpunimin, administrimin e akteve të subjekteve të shpronësuara dhe vendimmarrjen e ATP-së gjatë procesit të njohjes të së drejtës së kompensimit. Në bazë të vendimit, dokumentacioni hartografik aktual përbëhet nga harta me të dhënat topografike dhe hartografike të pronës së pretenduar, të pasqyruar në hartën aktuale dhe të konfirmuar nga institucioni, ku, sipas rastit, mund të jetë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, ku ndodhet prona e pretenduar apo çdo institucion tjetër shtetëror, si dhe pozicionimi i pronës së pretenduar me inxhinier/gjeodet të licencuar, me përjashtim të rasteve kur pozicionimi i pronës është kryer me vendim gjykate të formës së prerë. Gjithashtu, si dokumentacion do të njihet edhe harta aktuale mbi të cilën pozicionohet prona e pretenduar me inxhinier/gjeodet të licencuar, me përjashtim të rasteve kur pozicionimi i pronës është kryer me vendim gjykate të formës së prerë. “Në rastet kur ka mospërputhje në përcaktimin e sipërfaqes midis dokumentacionit ligjor dhe atij hartografik, ATP-ja i jep përparësi dokumentacionit ligjor në përcaktimin e sipërfaqes mbi të cilën njeh pronësinë. ATP-ja pozicionon pronën në bazë të interesit më të lartë të subjektit”, theksohet në vendim. Në rastet kur ATP-ja konstaton mangësi në dokumentacionin shoqërues të kërkesës, subjektit të shpronësuar i kërkohet që, brenda 30 ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit, të bëjë plotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Në këtë rast, afatet ligjore të shqyrtimit të kërkesës pezullohen deri në momentin e plotësimit të dokumentacionit. “Kur kërkesës i mungon adresa e saktë postare, njoftimi bëhet përmes shpalljes publike në mjediset e ATP-së dhe në njësitë e qeverisjes vendore, ku ndodhet prona, objekt pretendimi, si dhe në vendbanimin e subjektit apo trashëgimtarëve të tij. Njoftimi konsiderohet i kryer kur institucioni i njësisë së qeverisjes vendore konfirmon se shpallja është bërë për 30 ditë. Ky konfirmim bëhet pjesë e dosjes”, thekson vendimi.
Dokumentacioni mbështetës: 
Vërtetim për përfitim apo jo nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore;
Deklarata noteriale, nëse subjektet e shpronësuara kanë përfituar apo jo nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore;
Vendime të mëparshme kthimi ose kompensimi, të cilat tregojnë përfitime të mëparshme të subjekteve;
Dokumente apo vërtetime të tjera që tregojnë përfitime të mëparshme të përcaktuara në nenin 6, pika 6, e ligjit nr. 133/2015;
Vërtetime apo certifikata nga zyrat e gjendjes civile apo çdo dokument tjetër që i shërben zgjidhjes sa më të drejtë të kërkesës që shqyrtohet.


Sigal