Kompanitë në Itali ofrojnë 2 mijë vende pune – Pozicionet e kërkuara dhe pagesa mujore

777
Sigal

 

Kompanitë e mëdha italiane ofrojnë rreth 2 mijë vende pune në sektorë të ndryshëm, në disa vende të Evropës. Gazeta e njohur italiane, “Corriere della sera” ka bërë të ditur emrat e kompanive dhe pozicionet që kërkohen më së shumti nga kompanitë e shtetit fqinj. Pjesa më e madhe do të jenë specialistë në shitje, IT, menaxherë markash, ekspertë komunikimi dhe specialistë të fushës së logjistikës. Një mundësi e mirë punësimi ofrohet nga kompania P & G që këtë vit do të ofrojë më shumë se 100 vende pune (kryesisht për profesionistë) , pothuajse gjysmën në Romë ndërsa të tjerat në Evropën Jugore. Kjo mundësi fillestare ka rezultuar me sukses për aplikuesit e mëparshëm, ku 85% e tyre kanë pasur pagesë mujore prej 800 euro si dhe strehim për të ardhurit nga jashtë. Përpos kësaj kanë përfituar vende pune fikse. Për të gjithë ata që duan të punësohen në fabrika prodhimi apo qendra teknike në Gjermani, Belgjikë, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar, P & G ka hapur kandidaturat në faqen zyrtare www.pg.com/it_IT

Kompanitë që ofrojnë punë

– Nestle

– P&G

– Ca’Zampa

– Sirio

– Avanade

– Aon

– Capgemini

– Bip

– Pwc

Më shumë informacione për vendet u punës mund të merrni në këtë link: https://www.corriere.it/economia/cards/ecco-10-aziende-che-offrono-100-2000-posti-trovolavoro/100-profili-it-nestle-ad-assago_principale.shtml