Kompania gjermane BBW- Consulting prezantohet në Shqipëri

602
Sigal

Aktualisht kjo kompani operon në 50 vende të botës dhe interesohet për bashkëpunim reciprok

 Kompania gjermane BBW-Consulting prezantohet për herë të parë në Shqipër

Shoqata më e madhe e biznesit të mesëm gjerman me rreth 50 mijë anëtarë, organizoi dje, takimin e parë me biznesin shqiptar, ku ishin të pranishëm shumë përfaqësues të firmave të ndryshme të biznesit, gazetarë, miq të Shoqatë Shqipëri-Gjermani. Eventi u organizua nga BBW-Consulting në hotelin ´Villa Tafaj´. Në këtë takim të parë ishin prezent rreth 50 kompani shqiptare që ndoqën me interes fjalën e z. Stefan Uings, përfaqësues zyrtar I BVMA. Të pranishmit njëkohësisht mes fjalimit të z. Stefan ndoqën dhe idenë dhe qëllimin kryesor të BVMW nëpërmjet filmimeve të ndryshme që paraqitnin veprimtarinë e kompanisë në më se 50 vende të ndryshme të botës. Në këto filmime shikoje me kureshtje mbi ecurinë dhe punën e bërë në Gjermani dhe në shumë vende të botës nga kompanitë gjermane nëpërmjet kësaj kompanie me shumë eksperiencë. Pra, fillimet e veprimtarisë së saj ishin në vendin ku u themelua në Gjermani dhe më vonë me seriozitetin, punën korrekte dhe konkrete u zgjerua duke pasur sot përfaqësi në të gjitha kontinentet dhe së fundi dhe në Shqipëri. Përgjatë këtij eventi u shkëmbyen mendime, u hodhën ide për mënyrën e bashkëpunimit dhe të shtrirjes së veprimtarisë së të dy vendet me interes reciprok. Tema ku u ndal më shumë aktiviteti ishin diskutimet dhe bashkëbisedimet mbi thellimin e bashkëpunimit të biznesit gjermano-shqiptar në fusha të ndryshme kryesisht në ato degë ku në Shqipëri nuk ka veprimtari apo nuk është operuar ende. Qëllimi kryesor i eventi ishte ndihmesa e kompanive shqiptare nëpërmjet Shoqatës Federale Gjermane BVMW, hyrja apo lidhja në tregun gjerman dhe bindjen e firmave gjermane për të bashkëpunuar dhe investuar në tregun shqiptar. Në fund të takimit z. Agron Lamaj konsulent ligjor i kësaj kompanie në Shqipëri theksoi se, kjo veprimtari kishte si qëllim që të njihte biznesin shqiptar se çfarë ofronte biznesi i mesëm gjerman për bashkëpunim, bashkërendimin dhe mënyrën se si do të operohet në rast bashkëpunimi. Midis të tjerave z. Lamaj theksoi se ky është një rast i mirë për biznesin e mesëm dhe të vogël shqiptar, pasi biznesi gjerman është tepër serioz, korrekt dhe krijon lehtësira në bashkëpunim. Madje nuk është vetëm interesi që kompanitë gjermane të operojnë në tregun shqiptar, por po kaq e rëndësishme është se çfarë do ofrojë biznesi shqiptar për biznesin gjerman kryesisht në lëndët e para bujqësore, blegtorale, që përdoren si lëndë e parë për biznesin gjerman. Këto informacione të fituara në këtë event do të paraqiten nga përfaqësuesi i zyrës së jashtme në Shqipëri të BVMW STEFAN WINGS në evente të ndryshme në Gjermani.

Kush ka interes për bashkëpunim me firmat gjermane dhe në investimet gjermane mund të lidhet me zyrën përfaqësuese BBË-Consulting ku mund të kontaktojnë në adresën e Emailit: stefan.wings@bvmë.de. Ky aktivitet hapi siparin për shumë aktivitete të tjera në vijim që biznesi i mesëm dhe i vogël i të dy vendeve të gjejë hapësira të reja bashkëpunimi me interes reciprok.