Sigal

“Vodafon Albania” ka rritur çmimet e paketave mujore dhe ka reduktuar minutat në dispozicion, numrin e SMS dhe sasinë e internetit. Prej 2 Korrikut këto ndryshime kanë revoltuar abonentët e kësaj kompanie celulare, të cilët vijojnë të ankohen. Madje kush ka një numër “Vodafone Albania” shprehet se shërbimi i kujdesit ndaj klientit është i paarritshëm. Shumë klientë të “Vodafonë Albania” krahasojnë çmimet me shtetet e huaja dhe thonë se në Shqipëri po abuzohet në kurriz të konsumatorit.

Këto janë disa nga ankesat e qytetarëve për kompaninë “Vodafon Albania”, e cila, sipas tyre, po i zhvat në mënyrë të padrejtë dhe se ka ndryshuar paketat pa njoftime paraprake:

-Vodafon rregulloni internetin …se as te kujdesi ndaj klientit nuk ankohemi dot…

-I bien shkurt: Të gjitha linjat janë të zëna provojeni më vonë ..njësoj si lotari.

-Si ka mundësi, klient prej 14 vitesh, çfarë bëni ju rrisni çmimet duhet të punojmë 1- 2 ditë për ju, nja 20 ditë për dritat, 25 për ujin etj.

-Po pse ku jemi këtu, në Gjermani? Po kështu është kur nuk ka një ent rregullator.

-Si ka mundësi 15 mijë lekë oferta edhe ato 15gb që janë ikin pa e kuptuar fare. As 10 ditë oferta edhe mbaroi interneti.

-Në Itali je si pasha, o vëlla, 5.9 euro 30 giga, kurse këta këtu të lodhin.

-Oferta skandaloze këto të momentit . Para 1 viti kishit ofertë për 1100 lekë 18gb kurse tani 1200 lekë 2gb .

-Është për të qeshur. Rritjet e çmimeve që bëni i paraqisni gjoja si pozitive. Nuk është rritur mirëqenia në Shqipëri që ju rrisni tarifat.

-Duhet të kesh patjetër një ofertë mujore që gjasme të përfitosh këto ulje.

O zot ça skandali që jeni ..me zor po pres të më mbarojë dhe kjo ofertë aktive që kam dhe direkt ndërrim nr direkt tek një kompani tjetër.

“Vodafon Albania” është një nga kompanitë më të mëdha celulare që operojnë në Shqipëri ?! Fatkeqësi për qytetarët e varfër të këtij vendi. (Shkodra N.)