Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese: Pirro Xhixho sërish në krye të AKEP

628
Sigal

Pirro Xhixho është propozuar që të jetë sërish në krye të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, kreu i Komisionit, Eduard Shalsi bëri publik propozimet e 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të AKEP, emrat e të cilëve janë dërguar për votim këtë të enjte në Parlament.

Përveç emrit të Pirro Xhixhos i cili do të ketë mandat 5 vjeçar, janë edhe 3 anëtarë të tjerë të propozuar: Anila Denaj, Ketrin Topçiu dhe Klarina Abazaj, përkatësisht një juriste, inxhiniere dhe ekonomiste, të cilët do të kenë mandat 3 dhe 4 vjeça.