Komisioni i Medias kërkon seancë me Kumbaron për dhunën e drejtorit të TK ndaj gazetarit

544
Dhuna ndaj gazetarëve dhe raste konkrete të artikuluar nga deputetë të opozitës por edhe të maxhorancës, ishte në fokus të diskutimt të komisionit të medias , ku demokratët ndërsa i cilësuan këto raste të paprecedentë, kërkuan seancë dëgjimore me minsitren e kulturës Mirela Kumbaro.
Edhe deputete e maxhoprancës i konsiderojnë të papranueshme ngjarje të tilla, por thanë se komisioni duhet të shprehet pasi të mbyllen hetimet për ngjarjen që u denoncua nga një gazetar ndaj drejtorit të Teatrit Kombëtar.
“Unë mendoj që është një shqetësim i të gjithve ne duhet që të, rasti i Çulit përshembull është vërtetuar që gazetari ka marrë një raport mjekoligjor, e ka paraqitur në komisariatin e policisë. Mesa shoh unë këta marrin spunto edhe nga qëndrimi i kryeministrit kur ju thotë gazetarëve ikni largohuni çfarë kërkoni prej nesh”-Bedri Hoxha
“Ne e dimë që çështja është në hetim nga organet përkatëse të cilat do nxjerrin nje konkluzion edhe mbi bazën e këtyre konkluzioneve edhe ministria e kulturës sigurisht do të reagojë”- Mimoza Hafizi
“Një numër të madh gazetarësh që për shkak të dhunës edhe nga segmente shtetërore nga struktura shtetërore janë detyruar të lënë vendin dhe të kërkojnë azil.”-tha Boçi
Komisioni miratoi kalendarit tre javor të punës në të cilin u përfshin séance dëgjimore me Ministren e Arsimit për të dhënë shpjegime mbi formulën që do alikohet për maturën shtetërore si dhe rolin e pushtetit vendor në arsimin parauniveristar në vend.
“Dhe në qoftëse ka raste të tilla janë shumë mirë që ngrihen, vetëm që ne duke qenë që gjithmone ne si komision kemi reflektuar pjekuri dhe maturi në të gjithë trajtimin e problemeve.”
Sigal