Komisioni Hetimor për CEZ, përplasje mes Shkëlzen Berishës dhe Ballës

485
Ka nisur Komisioni Hetimor për çështjen CEZ ku pritet të dëshmojë sërish Shkëlzen Berisha. Ndërkohë, kryetari Balla lexoi letrën e Policisë, e cila e njoftonte se biznesmeni Nuel Kalaj nuk gjendet dhe se në banesën e tij nuk është përgjigjur njeri.
Balla, pasi lexoi shkresën tha se Kalaj do të merret me forcë.
Pas fjales se Balles, ka folur Arben Ristani, i cili i ka kerkuar atij qe te sillet me etike ne drejtim te komisionit.
Ai perseriti se ka konflikt interesi ne marrjen ne pyetje te Shkelzen Berishes. “Ju keni konflikt interesi me deshmitarin ne fjale, ndaj duhet te jepni dorehehjen. Ju i keni ende para borxh deshmitarit”, tha Ristani.
Pas debateve mes Ristanitdhe Balles ka hyre per te deshmuar Shkelzen Berisha, ku ka patur edhe perplasje mes tyre.
Shkelzen Berisha ka refuzuar serish qe te betohet, duke kerkuar nje kerkese paraprake, qe eshte refuzuar nga Balla.
Aty ata kane nisur te debatojne.
DEBATET
Shkëlzen Berisha: Para se te betohem kam nje kerkese paraprake.
Taulant Balla: S’ka kerkesa paraprake, por betohu aty, shtype ate buton…
Shkelzen Berisha: O i denuar…
Taulant Balla: Betohu aty dhe leri lojerat. Iku koha kur shantazhoje prokurore dhe gjyqtare…
Shkelzen Berisha: Ti je i denuar. Kam kerkese paraprake.
Taulant Balla: Kerkesen shko beje ne sekretari.
Vijon…
Sigal