Komisionet e Vettingut/ Lista e 84 kandidatëve që plotësuan kriteret dhe 109 emrat që u “përjashtuan”

635
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka bërë publike emrat e kandidatëve që kanë plotësuar dhe nuk kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e reformës në drejtësi.
Përmes një deklaratë për mediat, Igli Totozani tha se 27 marsi ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, ndërsa dokumentet janë dorëzuar tek Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Avokati i Popullit u shpreh se janë 84 kandidatë që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve e të Vettingut si dhe 109 kandidatë të tjerë që nuk i kanë plotësuar kriteret.
“Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë NUK i kanë përmbushur kriteret formale.

Dëshiroj të bëj edhe një sqarim teknik. Nëse në insitucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së.

Aktualisht i kemi dorëzuar ONM-së: Listën me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale; Listën e kandidatëve, që NUK i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit; Procesverbalin e dorëzimit të dosjeve; Letrën përcjellëse të dokumentacionit drejtuar znj. Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Bordit te ONM-së.

Sikundër edhe herën e parë, edhe në këtë fazë puna e ekspertëve të institucionit u realizua me korrektesë dhe përkushtim. Gjatë ditëve të pranimit të dokumentacionit ata kontaktuan me e-maile të personalizuar, si dhe në telefon me 164 aplikantët, që nuk plotësuan kriteret formale gjatë fazës së parë, duke i vënë në dijeni, në mënyrë të detajuar për dokumentacionin që u mungonte. Gjithashtu, kandidatët janë asistuar gjatë gjithë kohës, për dorëzimin e dokumentacionit të duhur.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë dhe shumë të sinqertë për ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të ONM-së, të cilët kanë punuar me profesionalizëm dhe korrektesë të jashtëzakonshme, duke përmbyllur me sukses të plotë, këtë punë voluminoze dhe tejet të rëndësishme për të gjithë ne.

Dëshiroj të falënderoj edhe kandidatët që garuan, duke u bërë pjesë e një procesi historik për vendin tonë, për të çuar deri në fund reformën më jetike për shqiptarët, Reformën në Drejtësi”, – tha ndër të tjera Totozani.

Lista e emrave të kandidatëve që plotësojnë kriteret:
Lista e emrave të kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet:

Sigal