Komentuesi në “FB”, i thotë kryeministrit Rama: Lëri ekspozitat e pikturave dhe riparo rrugët

524
Sigal

Tashmë është
bërë normale që kryeministri Rama t’u kthejë përgjigje komentuesve në faqen e
tij zyrtare në Facebook. Në një status ku kryeministri Rama prezantonte, se në
fillim të vitit 2017 do të sillen për publikun shqiptar kryeveprat e artit italian
të vitit 1900, ka qenë një komentues me emrin “Edi Interisti”, i cili i ka
shkruar, se në fillim duhet të rregullojë një rrugë ose ndonjë shtyllë e më pas
të mendonte për “shkaravinat” e tij. Por menjëherë nuk ka munguar dhe përgjigja
e kryeministrit. Duke ironizuar faktin, që komentuesi ishte me skuadrën e
Interit, Rama i shkruan se nuk i kupton dot punët e tjera, po nuk eci Interi.
Ai gjithashtu e ka shoqëruar komentin e tij dhe me fytyrë duke qeshur me lot.