Komentuesi e ngacmon, Rama zbulon sekretin e fotos së famshme me makarona

580
Postimet e kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në Facebook gjithmonë kanë marrë komente e kritika pa fund.
Por pas fotos së sotme të postuar nga Rama ku ironizonte Bashën, Berishën dhe Ndokën me filmin e njohur shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, komentuesit kanë shpërthyer në kritika.

Njëri prej tyre i kujton kryeministrit atë foton e famshme duke ngrënë makarona, ndërsa vetë Rama i është përgjigjur duke na rrëfyer edhe një sekret, që foton e ka bërë me miqtë në Francë për të qeshur.
Komentuesi: Sa fukara që je nga truri!!! E harrove atë foton duke ngrënë makarana në tas??

Rama: Unë e harrova? Si ta harroj kur e kam bërë vetë për të qeshur me shokët në tavolinë kur isha emigrant dhe qesh sa herë e shoh ta nxjerrin gazetat e Saliut për të manipuluar ata që hanë barin e tij.
Sigal