Sigal

Shqiptarët po preferojnë të kenë gjithmonë e më pak fëmijë.

Të dhënat demografike të INSAT tregojnë se lindshmëria  në vend vijon të ulet ndjeshëm.

Sipas të dhënave për tremujorin e dytë të këtij viti lindjet janë ulur me 25.3% ose 1.891 lindje më pak për  periudhën prill-qershor të këtij viti u regjistruan krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018, pasqyron një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Disa nga arsyet e uljes së lindshmërisë janë mundësitë ekonomike të familjeve të reja,planifikimi familjar por edhe emigracioni.

Ekspertët sugjerojnë që të ndërmerren politika të menjëhershme për të stimuluar lindjet e fëmijëve pasi me këto ritme shumë shpejt popullsia e Shqipërisë do të shkojë drejt plakjes.

Në bazë të qarqeve Gjirokastra është qyteti që ka pasur numrin më të ulët të lindjeve ku shënuan vetëm 87 lindje në tre muaj. Ndërsa  në katër qarqe të vendit shtesa natyrore ishte negative edhe këtë tremujor.

Në Vlorë, Korçë, Fier dhe Berat numri i vdekjeve e tejkaloi atë lindjeve.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.851 lindje por edhe në kryeqytet nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë lindur më pak fëmijë.

Aktualisht mosha mesatare e shqiptarëve është 35 vjeç, ndërsa pritshmëritë sipas të dhënave të INSTAT janë që në 2031 mosha e popullsisë të shkoj 42 vjeç.

Lindjet sipas qarqeve

                         Janar-Mars           Prill-Qershor

Vlorë                     333                         221

Berat                     334                         212

Gjirokastër             112                         87

Lezhë                    368                         255

Kukës                    279                         196

Korçë                    503                         339

Fier                       730                         507

Durrës                  763                         626

Tiranë                  2.379                     1.851