Kolonjë vijon votimi, por me disa problematika

47

Qytetarët e Kolonjës po votojnë për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri.

Procesi po vijon me disa problematika. Në Qendrën e Votimit në fshatin Çlirim është bllokuar prej orësh votimi, pasi ka pretendime nga kampi i PAA për blerje votash nga pala tjetër.

Incidente të vogla ka pasur dhe në dy Qendra të tjera votimi.Deri në orën 13:00 pjesmarrja në votime ka qenë 36.2%.

Votën e tyre e kanë hedhur dhe dy kandidatët për kreun e Bashkisë,  Ilia Stefo i Aleancës për Shqipërinë Europiane  dhe Dritan Hajro për opozitën.

Proçesi i votimit ka nisur në orën 07:30 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00. Në zgjedhjet e pjesshme vendore votojnë 16700 votues.

Ora 12:24 Ndërpritet votimi në një Qendër Votimi

Është ndërprerë votimi në Qendrën e Votimit 4046 për shkak të probleme të konstatuara.

Numëruesit me vonesë në dy Qendra Votimi

Kreu i KZAZ për Ora News: Nga kontaktet që kemi me të gjithë qendrat e votimit në tërë zonën elektorale numër 73 ka filluar proçesi i votimit dhe deri në këto momente nuk kemi probleme. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Me disa përjashtime të vogla, 1 ose 2 komisionerë nuk kishin vajtur në Qendrën e Votimit 4051/1 në Leskovik dhe 4084 në Psat. U stabilizuan dhe tani nuk ka asnjë lloj problemi.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë angazhuar gjithsej 65 punonjës policie, si edhe janë vendosur në dispozicion 11 mjete.

Në Bashkinë Kolonjë, numërohen 36 Qendra votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie.Gjithashtu janë 8 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi. Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës zhvillohen pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të kryebashkiakut.